Një person është arrestuar në Prishtinë pasi ka sulmuar fizikisht një femër.
Sipas njoftimit të Policisë, i dyshuari pas arrestimit ka fyer dhe ka kanosur zyrtarët policorë, transmeton Koha.net.
Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.