Kronikë

Arrestohen katër persona për falsifikim të dokumenteve

Dje në Prishtinë janë arrestuar katër persona për falsifikim të dokumenteve.

“Njësia policore ka arrestuar katër të dyshuar meshkuj K-Shqiptar nën dyshimin se kanë kryer veprën penale të lartcekur”, thuhet në raportin policor.

Në lidhje me rastin janë kontrolluar tri objekte në lokacione të ndryshme me ç’rast janë sekuestruar, një veturë, tre telefona mobil, dy pasaporta të R. Kosovës dhe një librezë e veturës zvicerane.

“Me vendim të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje”, përfundon njoftimi.