Kronikë

Pesë të arrestuar pas ceremonisë në Dubravë, Kabashit iu konfiskua një armë

Pesë të arrestuar pas ceremonisë në Dubravë, Kabashit iu konfiskua një armë

Policia e Kosovës përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se pesë persona janë arrestuar pas ceremonisë përkujtimore të Masakrës së Dubravës.

Njëri nga të arrestuarit ishte edhe i mbijetuari i kësaj masakre, Shefqet Kabashi, të cilit i është sekuestruar një armë zjarri, transmeton Koha.net.