Kronikë

Për 24 orë Prokuroritë ngritën 64 aktakuza

Descriptive Text

Prokurori i Shtetit, në raportin 24 orësh, njofton se nga prokuroritë themelore për 24 orët e fundit janë ngritur 64 aktakuza për vepra të ndryshme penale.

Ndërsa, në raport, thuhet se me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar 16 persona për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, prokurori i shtetit ka bërë 7 kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit të 12 personave.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka bërë një kërkesë për bastisje në fshatin Lismir, Fushë Kosovë. Dy bastisje janë bërë me kërkesën e Prokurorisë Themelore të Pejës, njëra në Vitomericë për arrestimin e një të dyshuari për tri vjedhje ( i ndaluar për 48 orë), kurse një bastisje tjetër për narkotikë, (ku janë konfiskuar rreth 39.5 gram marihuan, dhe është ndaluar një i dyshuar për 48 orë)”, thuhet në raport.

Departamenti për Krime të Rënda i Prokurorisë Themelore të Gjilanit, ka paraqitur kërkesë për lëshimin e urdhëresës së urdhër kontrollit, të shtëpisë dhe objekteve përcjellëse, tek një person, në komunë të Vitisë. Po ashtu, kjo prokurori ka paraqitur kërkesë për lëshimin e urdhëresës së urdhër kontrollit, të shtëpisë dhe objekteve përcjellëse, tek një person në komunën e Kamenicës.

“Prokuroria Themelore në Gjilan - Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur kërkesë për sekuestrimin e përkohshëm të, dy gjedheve, të cilat dyshohet se janë kontrabanduar nga Serbia”, thuhet tutje.

Ndërkaq, Prokuroria Themelore e Gjakovës ka bërë një kërkesë për fillimin e procedurës kundërvajtëse.