Arrestohet një i dyshuar për tri vjedhje të rënda në Vitomiricë Foto: Policia e Kosovës / screenshot / ilustrim

Arrestohet një i dyshuar për tri vjedhje të rënda në Vitomiricë

21 May 2019 14:27

Policia e Kosovës, përkatësisht Njësiti Hetimor - Stacioni Policor Pejë, në bashkëpunim edhe më njësitë tjera policore të nënstacionit policor Vitomiricë, pas një pune operativo – hetimore, kanë identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin shtetasin E.S., boshnjak i Kosovës, i lindur në vitin 2000.

I dyshuari, sipas Policisë, është arrestuar për shkak se më datë 16.05.2019 në fshatin Vitomiricë kishin ndodhur tri raste të vjedhjeve të rënda, me ç’rast ishin dëmtuar tre shtetas banues në ketë fshat.

“Si bashkëkryes të këtyre veprave janë identifikuar edhe dy persona të dyshuar, identiteti i të cilëve është i njohur dhe janë në kërkim policor”, thotë Policia, raporton Koha.net.

Pas intervistimit, të dyshuarit iu ka shqiptuar masa e ndalimit policor për 48 orë me urdhër të prokurorit shtetit.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme