Burime të gazetës brenda hetuesisë kanë thënë se arsyeja e këtij arrestimi janë fajdet.
Sipas të njëjtit burim Ismet Osmani-"Curri" në bashkëpunim me dy persona të tjerë i kanë dhënë pare me fajde një biznesmeni nga Prishtina. Kur biznesmeni ua ka vonuar pagesat, Osmani sipas burimeve ia ka marrë shtëpinë në qendër të Prishtinës. Gazeta e di identitetin e biznesmenit.
Një burim brenda Policisë se Kosovës ka thënë se i dyshuari, Rrahim Hashimi, i cili është në arrati e ka ndërmjetësuar dhënien e parave fajde nga Osmani tek biznesmeni. Hashimi është i përfshirë se paku edhe në tri raste penale për të cilat ka aktakuza e për të cilat gazeta ka raportuar. Dëmi financiar në tri rastet është mbi 1 milion euro.