Kronikë

Nga një muaj paraburgim katër të dyshuarve për grabitje të armatosur në Gjakovë

Nga një muaj paraburgim katër të dyshuarve për grabitje të armatosur në Gjakovë

Gjykata Themelore në Gjakovë – Departamenti për Krime të Rënda, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjakovës, për caktimin e masës së paraburgimit ndaj katër (4) të pandehurve S.P., J.P., B.N. shtetas të Republikës së Kosovës dhe G.V. shtetas i Republikës së Shqipërisë, për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Grabitja” nga neni 317 paragrafi 3 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Përmes një komunikate për media bëhet e ditur se të pandehurit S.P., J.P., B.N. dhe G.V. dyshohen se më 14 maj 2019 në Gjakovë, me qëllim që vetës t’i sjellin dobi pasurore të kundërligjshme fillimisht kanë ndarë rolet, ku me të ardhur nga Prishtina i dëmtuari Rr.K. me qëllim të blerjes së narkotikëve, pasi është takuar me të pandehurit dhe kanë shkuar me veturë te pishat në “Shkugëz” i pandehuri G.V. i ka vendosur revolen në stomak të dëmtuarit Rr.K. duke e pyetur se ku janë paratë, më pas pasagjeri tjetër i dyshuar nxjerr edhe ai revolen duke ja drejtuar dhe thënë, “ngutu më shpejt paret”, me ç’rast i pandehuri G.V. i merr nga xhepi i të dëmtuarit shumën e parave në vlerë prej dymijë e pesëqind (2500) euro dhe largohen në drejtim të panjohur duke e lënë të dëmtuarin në rrugë.