Kronikë

Arrestohen dy të dyshuar për deponim të rreth 15 mijë eurove false në bankë

Arrestohen dy të dyshuar për deponim të rreth 15 mijë eurove false në bankë

Janë arrestuar dy persona të dyshuar për falsifikim të parave dhe mashtrim, bën të ditur Policia e Kosovës përmes një komunikate për media.

Policia, më 08.05.2019, ka pranuar informatën nga zyrtarë të një banke, se në degët e saj në Fushë Kosovë dhe Malishevë, janë deponuar përmes bankomatit një shumë parash, që dyshohet të jenë të falsifikuara, transmeton Koha.net.