Kronikë

I kërkoi para dhe marrëdhënie seksuale me shantazh, një muaj paraburgim të dyshuarit në Ferizaj

Gjykata Themelore në Ferizaj ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj të pandehurit A.K. për veprën penale të shantazhit.

Ai dyshohet se më 13 maj 2019 në Ferizaj kishte kanosur të dëmtuarën A.I. me vendbanim në Gjermani, duke e shantazhuar që do t’i publikojë foto intime të cilat viktima ia kishte dërguar më herët përmes rrjeteve sociale. Për të mos ia publikuar ia kishte paraqitur dy kushte, njërin që posa të vijë në Kosovë të ketë marrëdhënie me të pandehurin dhe të dytin që menjëherë t’ia dërgojë 100 euro.

E dëmtuara ka kërkuar nga motra e saj t’ia japë këto para. Duke i marrë paratë i pandehuri është arrestuar nga Policia.

Gjykata ka njoftuar se ankesa ndaj vendimit nuk e shtyn ekzekutimin e tij.