Në një qendër tregtare në Mitrovicë, sot një e dyshuar e ka sulmuar me thikë një punëtore në vendin e punës.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili ka pohuar se rasti ka ndodhur rreth orës 14:00, transmeton kosovapress.
“Një rast me elemente të veprës penale Lëndim trupor, ka ndodhur rreth orës 14:00 në një qendër tregtare në Mitrovicë ku në vendin e saj të punës është sulmuar një punëtore, e cila ka kërkuar tretman mjekësor e më pas është liruar në shtëpi. Policia ka arrestuar të dyshuarën, e cila dyshohet se me një mjet te mprehtë ka sulmuar viktimën. Rasti është iniciuar dhe po hetohet si lëndim trupor”, tha Zahiti.