Kronikë

Për vjedhjen e djeshme në një mishtore në Shtime, arrestohet një 17 vjeçar sot në Prishtinë

Për vjedhjen e djeshme në një mishtore në Shtime, arrestohet një 17 vjeçar sot në Prishtinë

Njësiti i hetimeve të Stacionit Policor në Shtime, në bashkëpunim me hetuesit e Stacionit policor Jugu në Prishtinë, kanë arrestuar sot në Prishtinë një person të dyshuar në lidhje me një rast të vjedhjes së rëndë, të ndodhur më dje (13.05.2019) në Shtime.

I dyshuari m/sh/k 17 vjeç, në bashkëpunim me dy persona të tjerë, kanë hyrë me forcë në një mishtore në Shtime dhe nga aty kanë vjedhur 700 euro.