Tre persona janë lënduar pas një aksidenti që ka ndodhur në rrugën Gjilan-Prishtinë, në afërsi të liqenit të Badovcit.
Rastin e ka konfirmuar për Koha.net zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti.
Sipas saj, aksidenti ka ndodhur në mes dy automjete, ndërkaq të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor.
“Rreth orës 11:00 në rrugën Gjilan-Prishtinë, saktësisht në afërsi të liqenit të Badovcit, ka ndodhur një aksident trafiku mes dy automjetesh. Në këtë aksident lëndime trupore kanë pësuar tre persona. Të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor ndërkaq me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë më tutje ajo.