Kronikë

Arrestohet një person dhe mbyllen katër lokale në Pejë

Foto: Driton Paçarada / Koha / ilustrim
 

Policia e Kosovës ka arrestuar një person si dhe ka mbyllur katër lokale në Pejë gjatë planit operativ të koduar ‘Kontrollimi i lokaleve 2019’.

Policia e Kosovës ka pranuar disa informacione se fillimisht në një lokal nate në dalje të qytetit, dyshohet se zhvilloheshin veprimtari të kundërligjshme, prostitucion, persona të kërkuar nga gjykatat dhe armëmbajtje pa leje.