Një person është lënduar pas një aksidenti që ka ndodhur mes një automjeti dhe një motoçiklete në Prishtinë.
Lajmin e ka konfirmuar për Koha.net zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 19:20 në udhëkryqin e rrugëve Fehmi Lladrovci-Agim Ramadani ndërkaq lëndime trupore ka pësuar motoçiklisti.
“Rreth orës 19:20, në udhëkryqin e rrugëve Fehmi Lladrovci -Agim Ramadani ka ndodhur një aksident i komunikacionit rrugor në mes të një motoçiklete dhe një automjeti . Si pasoj e aksidentit, lëndime të lehta trupore ka pësuar motoçiklisti. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë ajo.