Aktakuzë ndaj avokatit që mashtroi klienten duke ia marrë 10 mijë euro Foto: Koha / ilustrim

Aktakuzë ndaj avokatit që mashtroi klienten duke ia marrë 10 mijë euro

08 May 2019 16:41

Është ngritur aktakuzë ndaj një avokati, me dyshimin se ka mashtruar klienten e tij se do ta përfundonte procesin gjyqësor dhe ndalimin policor kundër saj, duke ia marrë 10 mijë euro.

Përmes një komunikate për media bëhet e ditur se Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti i Përgjithshëm, sot, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit I.R., për shkak të veprës penale ‘’Mashtrimi’’, nga neni 335 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Arrestohet avokati nën dyshimin për mashtrim të klientes duke ia marrë 10 mijë euro

“Sipas aktakuzës, gjatë periudhës 2017/2018, i pandehuri I.R., duke ushtruar funksionin e avokatit, me veprim të drejtpërdrejtë dhe me qëllim të përfitimit pasuror ka mashtruar të dëmtuarën M.B., në atë mënyrë që duke i fsheh faktet, e ka vënë në lajthim, se ndaj saj nuk do të paraqitet kërkesë për paraburgim, duke e mashtruar se do ta përfundojë procesin gjyqësor dhe ndalimin policor kundër saj, për një rast që e kishte pasur në Gjykatën Themelore në Prishtinë dhe se procesi gjyqësor do të përfundonte në mënyrë pozitive dhe ajo do të lirohej, me ç’rast për këtë si kundërshpërblim nga e dëmtuara kishte marrë 10,000 euro”, thuhet në komunikatë.

Prokurori i shtetit, me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që të pandehurin ta shpallë fajtor për këtë vepër penale, si dhe ndaj tij të shqiptojë edhe dënimin plotësues – Ndalimin e ushtrimit të profesionit, veprimtarisë apo detyrës.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme