Një person arrestohet për kanosje në Deçan, i dyshuari pranon veprën Foto: Ilustrim

Një person arrestohet për kanosje në Deçan, i dyshuari pranon veprën

07 May 2019 10:41

Një person është arrestuar për veprën penale “kanosje” në Deçan.

Sipas një njoftimi nga policia, viktima ishte ankuar të hënën në mëngjes se ishte kanosur nga persona të dyshuar, që i kishin vënë para derës së shtëpisë së tij disa fishekë të armës së zjarrit AK47.

Policia ka thënë se ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka sekuestruar provat që ndërlidhen me rastin.

Pas hetimeve, është arrestuar M.B., i lindur më 1970, dhe është kryer bastisja në shtëpinë e të dyshuarit.

Gjatë kontrollit nuk është gjetur diçka ilegale apo e dyshimtë.

I dyshuari është arrestuar dhe gjatë hetimeve janë gjetur edhe prova shtesë, me ç’rast i dyshuari ka pohuar se e ka kryer këtë vepër penale ‘kanosje’.

“Hetuesit policorë janë duke punuar për të sqaruar motivin e kësaj vepre penale”, thuhet në fund të njoftimit.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme