Kronikë

Apeli ia vërteton dënimin të akuzuarit për vrasje të djalit në Gjilan

Descriptive Text

Gjykata e Apelit e Kosovës, e ke refuzuar si të pa bazuar ankesën e avokatit mbrojtës të akuzuarit G.B., kundër aktgjykimit të Gjykatës Themelore në Gjilan, të datës 31.01.2019. Aktgjykimi në fjalë është vërtetuar.

G.B. është dënuar nga gjykata e shkalles së parë me 25 vjet burgim, si fajtor për vrasjen e djalit të tij të mitur, tanimë të ndjerit L.B., duke kryer kështu veprën penale: “Vrasje e rëndë” nga neni 179 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Gjykata e Apelit vlerëson se aktgjykimi i atakuar nuk përmban shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale, gjendja faktike është vërtetuar drejtë dhe në mënyrë të plotë, ndërsa është aplikuar drejt edhe ligji penal.

Gjykata e Apelit në tersi i mbështet konludimet e gjykatës së shkalles së parë, edhe sa i përket vendimit mbi dënim, për të cilin vlerëson se më të do të arrihet qëllimi i kërkuar me ligj.