1 perditesime
Kronikë

Policia jep detaje për aksidentin në Dollc të Klinës

Policia jep detaje për aksidentin në Dollc të Klinës
Foto: Koha
12:16

Policia jep detaje për aksidentin në Dollc të Klinës

Policia e rajonit të Pejës ka dhënë detaje për aksidentin në magjistralen Prishtinë-Pejë.

I kontaktuar nga Koha.net, zëdhënësi i policisë së këtij rajoni, Xhevat Ibraj, ka thënë se një person ka shkaktuar vetaksident nga i cili ka mbetur i lënduar lehtë.

Sipas tij, shkaktar i aksidentit supozohet të jetë përdorimi i telefonit dhe mospërshtatja e vozitjes me kushtet atmosferike.

12:02

Aksident në magjistralen Prishtinë-Pejë

Një aksident ka ndodhur magjistralen Prishtinë-Pejë, përkatësisht në fshatin Dollc të Komunës së Klinës.

Lexues të Koha.net kanë dërguar fotografi ku shihet një veturë e rrokullisur.

Redaksia ka kontaktuar me zyrtarë të policisë në rajonin e Pejës, mirëpo nga ajo u tha se ende nuk kanë informacione nëse ka të lënduar.

Gjithashtu ende nuk dihen shkaktarët e aksidentit.