Dy raste të dhunës familjare janë shënuar në Klinë e Istog.
Në Klinë, siç raporton Policia përmes raportit 24 orësh, është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar pasi që i njëjti kishte ushtruar dhunë fizike ndaj motrës së tij.
“Pas intervistimit, me aktvendim të prokurorit kujdestar , i dyshuari është dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë”, thuhet në raport.
E në Istog, është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar pasi që pas një mosmarrëveshje në familje kishte sulmuar viktimën (vëllanë) mashkull K/Shqiptar të cilit i kishte shkaktuar lëndime trupore.
“Viktimës i është dhënë ndihmë mjekësore në Qendrën mjekësore në Istog. Me aktvendim të prokurorit kujdestar , i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë”, njofton policia.