Kronikë

Tre të mitur theren me thikë në një shkollë në Prishtinë

Image

Policia e Kosovës, ka njoftuar se të enjten rreth orës 16:00, janë therur me thikë tre të mitur në një shkollë në lagjen ‘Emshir’ në Prishtinë.

Sipas njoftimit, menjëherë pas marrjes së këtij informacioni, në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, të mbështetura edhe nga hetuesit e stacionit policor të Jugu si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes.

Personat e lënduar, A. A, 16 vjeç, Sh.B, 17 vjeç, dhe Sh. A, 17 vjeç, të cilët kanë marrë plagë nga thika dhe të njëjtit menjëherë janë dërguar për trajtim mjekësor .

Në kuadër të veprimeve të saj, policia me një intensitet të shtuar ka ndërmarrë një varg veprimesh operative e hetimore, me fokus zbulimin e identitetit dhe vendndodhjen e të dyshuarve si dhe ka zgjeruar rrethin e hetimit në përpjekje për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin.

Si rezultat i kësaj policia ka arritur të identifikojë tre persona të dyshuar dhe është në kërkim të tyre.