Kronikë

Lëndohet me thikë dhe shufra hekuri kushëriri i kryeministrit dhe një person tjetër

Foto: Koha
 

Pejë, 30 prill – Dy të rinj janë sulmuar të martën në stacionin e autobusëve në Pejë, nga persona të maskuar dhe ende të pa identifikuar. Viktimat kanë pësuar lëndime nga thika dhe shufra hekuri.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17.00. Në vendin e ngjarjes janë përgjigjur auto-ambulanca dhe organet e rendit, kurse dy të rinjtë e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Pejës. Koha Ditore ka tentuar të kontaktojë zëdhënësin e spitalit Naim Sahiti dhe drejtorin e spitalit, Skënder Dreshaj, për të mësuar për gjendjen e pacientëve të pranuar në urgjencë, por asnjëri prej tyre nuk ishte i qasshëm deri në momentin e raportimit. Kurse, Atifete Kaqorraj, kryeinfermierja kujdestare, tregoi se njërin pacientë e kanë ndalur për mjekim në repartin e kirurgjisë, derisa tjetri është lëshuar pas tretmanit mjekësorë.