Kronikë

Kërkohet paraburgim për burrin që dyshohet se rrahu gruan dhe vajzën

Foto: Ilustrim

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit A.B. që dyshohet se më 27 prill kishte keqtrajtuar fizikisht dhe psiqikisht bashkëshorten K.B. dhe vajzën K.B..

Po ashtu ekziston dyshimi se i pandehuri A.B. në stacionin policor në Ferizaj, deri sa ishte duke u intervistuar nga policët hetues dhe në prezencë të avokatit mbrojtës, ka kanosur me fjalë të dëmtuarat me ç’rast ka kryer veprën “kanosje”.

I dyshuari është në ndalim nga 27 prilli.