Një aksident i rëndë me pasojë dy të vdekur, ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Kamëz - Fushë Krujë, në vendin e quajtur rrethrrotullimi i Tapizës.
Një mjet Audi, që drejtohej nga 34-vjeçari E.H., ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, duke u përmbysur disa herë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPër pasojë ka humbur jetën drejtuesi i mjetit dhe shtetasja 28-vjeçare Rr.Gj., ndërsa kanë mbetur të plagosura edhe dy shtetase të tjera, që ndodheshin në makinë.
Këto të fundit janë transportuar në spitalin e Traumës në kryeqytet, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet policore dhe grupi hetimor, që po hetojnë për shkaqet e aksidentit me pasoja fatale.