Kronikë

Foshnja një javëshe që dyshohet se u mbyt nga e ëma e saj në Prizren, u gjet në çatinë e shtëpisë

Një 27-vjeçare nga Prizreni, pasi kishte lindur foshnjën e saj në shtëpi, dyshohet se e kishte mbytur atë.

Sipas policisë së rajonit të Prizrenit, trupi i pajetë i foshnjës është gjetur në çatinë e e shtëpisë dhe me vendim të prokurorit, është dërguar për obduksion.

Të premten rreth orës 22, Policia kishte sjell në Spitalin e Prizrenit për t’i bërë kontrolle, gruas e cila kishte lindur në shtëpinë e saj, raporton KTV-ja.

Pasi është konstatuar gjendja shëndetësore, 27-vjeçarja, është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren Admir Shala, ka konfirmuar rastin, duke shtuar që do të punojnë për caktimin e paraburgimit për të dyshuarën.

Trupi i pajetë i foshnjës, me vendim të prokurorisë, është dërguar për obduksion.