Tentoi të fuste drogë në Burgun e Dubravës, arrestohet një grua Foto: Policia e Kosovës / screenshot / ilustrim

Tentoi të fuste drogë në Burgun e Dubravës, arrestohet një grua

24 April 2019 18:38

Është arrestuar një grua që dyshohet se tentoi të fuste drogë në Burgun e Dubravës, transmeton Koha.net.

Përmes një komunikate për media Policia e Kosovës konkretisht Njësiti për Hetimin e Narkotikëve bën të ditur se me datën 24.04.2019 është njoftuar nga zyrtarë të Burgut Dubravës, të cilët kishin gjetur te një vizitore një sasi të narkotikëve, e kamufluar në një mbështjellës të plasmastit, duke tentuar ta fuste brenda hapësirave të burgut, gjatë kohës së vizitave .

“Njësiti Rajonal DHTN DRP Pejë, i është përgjigjur rastit dhe e dyshuara është arrestuar për të zhvilluar procedurat e mëtejme ligjore. Është konfiskuar sasia e gjetur e substancës narkotike prej 12.5 gramë dhe lidhur me ketë është njoftuar edhe prokurori i shtetit, me urdhër të cilit është bastisur edhe shtëpia e të dyshuarës, por nuk është gjetur asgjë e dyshuar”, thuhet në komunikatë.

Pas intervistimit nga hetuesit Rajonal, e dyshuara me urdhër të prokurorit shtetit ndalohet për 48 orë dhe është dërguar në Qendrën e ndalimit.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme