Kronikë

Aktakuzë ndaj dy personave që më 2003 ia kishin marrë foshnjën viktimës në Gjilan

Foto: Getty Images / ilustrim

Departamenti për Krime të Rënda në Prokurorinë Themelore në Gjilan, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurve R.F. dhe R.A., për shkak të veprave penale “Trafikimi me njerëz” dhe “Marrja apo mbajtja e kundërligjshme e fëmijës”.

Sipas aktakuzës, i pandehuri R.F., më 8 maj 2003, në Gjilan, me dashje dhe me qëllim të përfitimit pasuror, ka trafikuar fëmijën e porsalindur të së dëmtuarës N.A., ashtu që pas lindjes e ka detyruar të njëjtën që pa pëlqimin e saj, në oborrin e Spitalit Regjional në Gjilan, t’ia japë fëmijën të pandehurës R.A, transmeton Koha.net.

Në këtë mënyrë, i pandehuri ka kryer veprën penale “Trafikim me njerëz”.

Ndërsa, e pandehura R.A., në mënyrë të kundërligjshme ka marrë dhe ka mbajtur fëmijën e të dëmtuarës N.A., pa përfillur procedurat lidhur me marrjen dhe mbajtjen e fëmijës, nga institucioni përkatës.

Me këto veprime, e pandehura ka kryer veprën penale “Marrja e kundërligjshme e fëmijës”.