Gjendet personi që u zhduk para disa ditësh në Pejë

Gjendet personi që u zhduk para disa ditësh në Pejë

24 April 2019 10:39

Policia e Kosovës, konkretisht Stacioni Policor në Pejë njofton për gjetjen e një personi të zhdukur.

Policia përmes një raporti policor, thotë se me datën 22.04.2019, ka pranuar informatë nga një person, që është vëllai i viktimës, se me datën 20.04.2019, rreth orës 11:30 viktima është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e tij.

“Hetuesit e Stacionit Policor në Pejë kanë punuar intensivisht, pasi që është marrë përshkrimi i viktimës nga familjarët, për ta gjetur personin e paraqitur të zhdukur. Pas një bashkëpunimi me të gjitha rajonet e Policisë së Kosovës është arritur të identifikohet dhe të gjendet personi i zhdukur. I njëjti është intervistuar nga hetuesit e Stacionit Policor në Pejë dhe nuk ka dhënë ndonjë indikacion se ka pasur presion apo shtytje nga dikush për largimin e tij nga shtëpia”, thuhet në raport.

Tutje, policia thotë se pas intervistimit ai është kthyer në shtëpi.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme