Apeli ia zbut dënimin të akuzuarit për grabitje Foto: Driton Paçarada / Koha / ilustrim

Apeli ia zbut dënimin të akuzuarit për grabitje

23 April 2019 11:45

Gjykata e Apelit e Kosovës ka zbutur dënimin për të akuzuarin Sh.T. për veprat “grabitje” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armëve”.

Na Gjykata Themelore në Prishtinë i akuzuari ishte dënuar me 7 vjet e gjashtë muaj burgim, ndërsa Apeli ka ndryshuar aktgjykimin vetëm sa i përket vendimit mbi dënimin. Tani ai është dënuar me dënim unik prej 5 vjet e gjashtë muaj.

“Gjykata e Apelit gjen se në praninë e rrethanave lehtësuese të cekura nga gjykata e shkallës së parë, e në mungesë të rrethanave rënduese, e merr si rrethana posaçërisht lehtësuese faktin se i akuzuari vetëm 2 ditë para kryerjes se veprës penale, i ka mbushur 18 vjet, ndërsa nga shkresat e lëndës nuk ka ndonjë dëshmi se ka të kaluar kriminale, që do të thotë se është hera e parë që ka rënë ndesh me ligjin. Prandaj duke i pasur parasysh këto rrethana konform të Kodit të Procedurës Penale, ka vlerësuar se ka vend për shqiptimin e dënimit më të butë. Kjo gjykatë vlerëson se dënimi i shqiptuar si në dispozitivit të aktgjykimit është në harmoni me shkallën e përgjegjësisë penale të akuzuarit, në funksion të parandalimit të kryesit nga kryerja e veprave penale në të ardhmen, si dhe rehabilitimit të tij”, thuhet në njoftim të Apelit.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme