Kronikë

Një person theret me thikë në Vushtrri, i dyshuari arrestohet

Ilustrim

Një person i komunitetit turk është arrestuar në Smrekonicë të Vushtrrisë pasi dyshohet se kishte therur me thikë viktimën pas një mosmarrëveshje që kishin.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor.

Nga i dyshuari është konfiskuar thika, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.