Kronikë

Aksident në Lebanë, tre të lënduar

Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mëngjesin e së martës në rrugën Prishtinë – Podujevë.

Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës ka bërë të ditur se aksidenti ka ndodhur saktësisht në fshatin Lebanë. Në aksident janë përfshirë dy vetura.

Tre persona kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për tretman mjekësor.

Ahmeti ka thënë se me rastin po merret njësiti i trafikut.

{gallery}