Kronikë

Tre persona të vrarë në Prishtinë

Policia e Kosovës ka njoftuar se të hënën rreth orës 13:20, policia kanë marrë informacion për vrasje të trefishtë në rrugën “Bill Klinton" në Prishtinë.

Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, raporton KTV.

Sipas zëdhënëses së policisë, Flora Ahmeti, nga informacionet e para dyshohet se nga arma e zjarrit janë vrarë tre persona. Vdekjen e viktimave e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje.

Aktualisht njësitet policore janë duke punuar në sqarimin e të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me rastin.

Sipas informacioneve të para supozohet se një person vrau të renë, gruan e tij, pastaj edhe veten.