Kronikë

Policia në Pejë nis kontrollimin e lokaleve, në 2 sosh arrestohen 12 shtetase të huaja

Foto: Driton Paçarada / Koha
Foto: Ilustrim/Koha
 

Me datën 18 prill 2019, në zonën e Klinës, Policia ka zbatuar planin operativ të koduar ‘Kontrollimi i lokaleve 2019’.

Siç njofton përmes një kumtese, Njësia e Hetimeve, Stacioni Policor në Klinë, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore (PTH)-Pejë dhe Gjykatën Themelore në Pejë, kanë bërë implementimin e urdhëresës për kontrollimin e lokaleve të parapara me plan në katër lokacione të ndryshme në komunën e Klinës.