Gjendet i vdekur një 39-vjeçar në Pejë, dyshohet se u godit nga një veturë

Gjendet i vdekur një 39-vjeçar në Pejë, dyshohet se u godit nga një veturë

13 April 2019 17:42

Policia e Kosovës ka njoftuar se të shtunën në Pejë është gjetur një person i shtrirë dhe pa shenja jete.

Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 06:55 në rrugën “Selman Lajqi” në fshatin Vitomiricë të Pejës ndërkaq vdekjen viktimës A.C. 39-vjeçar e ka konfirmuar ekipi mjekësor.

Sipas njoftimit të dërguar medieve, pas një pune intensive të Policisë, rreth orës 13:30 një person është ndaluar dhe i njëjti është duke u intervistuar për veprën e shkaktuar ‘Aksident trafiku me fatalitet’, të ndodhur në rrugën e lartcekur rreth orës 01:30 të datës 13.04.2019, me ç’rast personit të dyshuar ju ka caktuar masa e ndalimit policor për të vazhduar me procedura të mëtutjeshme, transmeton koha.net.

Me urdhër të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë do të dërgohet në IML-Prishtinë për obduksion dhe rasti cilësohet si “Hetim i vdekjes”.

Rasti është duke u hetuar nga Njësiti hetimor i komunikacionit rrugor dhe sektori rajonal për hetime në bashkëpunim të plotë me prokurorin e shtetit.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme