Kronikë

Arrestohet kosovari në Itali me 50 gramë kokainë

Foto: Ilustrim

Një 51 vjeçar nga Kosova, me banim në Carnia, Udinese, të Italisë, është arrestuar pasi në veturën e tij është gjetur drogë.

Image

Sipas UdineToday, droga, e llojit kokainë, ishte fshehur nën kofano, tek pjesa e siguresave, transmeton Koha.net.

Image

Droga, që peshonte mbi 50 gramë, u gjet gjatë një kontrolli të policisë.

Rasti ka ndodhur dje, ndërsa sipas UdineToday, i arrestuari ka qenë i njohur për policinë.