Kronikë

Paraburgim për të dyshuarin për krime lufte në Klinë

Foto: Reuters
 

Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special, ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Speciale të Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit SH.G për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje me të dyshuarit e tjerë ka kryer veprën penale “Krime Lufte kundër popullatës civile”, në kundërshtim me Nenin 142 lidhur me nenin 22 të Kodit Penal të Republikës Socialiste Federale të Jugosllavisë (KPRSFJ) lidhur me Nenin 3 të Konventës së Katërt të Gjenevës dhe po ashtu e penalizuar me nenin 152 dhe lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës se Kosovës.

Gjykata ka marrë aktvendim dhe të pandehurit SH.G i ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 muaji duke filluar nga data 11.04.2019 deri me datë 11.05.2019.