Në grabitjen në Rinas, i përfshirë edhe një ish-polic i komisariatit

Në grabitjen në Rinas, i përfshirë edhe një ish-polic i komisariatit

12 April 2019 09:57

Nga avioni në aeroportin e Rinasit ditë më parë u morën 15 thasë me para nga 3 banka të nivelit të dytë, raportojnë mediat e Tiranës. Po ashtu bëhet e ditur se në makinën furgon me mbishkrimin “hetimi tatimor” policia ka gjetur shumë shenja gishtash dhe gjurmë biologjike të vlefshme për hetimin.

Në bazë të informacioneve policia ka orientuar dyshimet drejt 2 personave për të cilët po kryen verifikime. Një prej tyre është ish-polic i një komisariati në Tiranë me inicialet M. H. Nuk është bërë ende shpallja e tyre në kërkim policor. Kur grupi i grabitësve ka ndërruar automjetet dhe po bënte transportin e parave, zjarr ndaj policisë ka hapur vetëm Murataj, i cili qëndronte në prapavijë për të mbuluar anëtarët e tjerë të grupit me zjarr derisa të transportoheshin paratë.

Makina e djegur në Bathore u përdor si karrem për të shpërqendruar policinë. Kishte karakteristika dhe tip si ajo me të cilën u larguan autoret nga vendi ku u përplasën me armë me policinë (benz-vito), por nuk u përdor ditën e ngjarjes nga autorët. Makina qëndronte prej 5 ditësh e parkuar në zonën ku u gjet e shkrumbuar. Pas grabitjes ajo u dogj nga një person i veshur me të zeza i pamaskuar që u largua nga vendngjarja me një biçikletë të bardhë. Po punohet për identifikimin e tij. Makina që dyshohet se u përdorur nga grabitësit për t’u larguar bashke me paratë u gjet në një prej tuneleve të Tapizës. Brenda saj u gjetën armë dhe municion.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme