Kronikë

Sekuestrohen 40 milionë euro pasuri të ish-deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, Arben Ndoka

Descriptive Text

Një sipërfaqe prej 300 mijë m2 tokë në bregdet dhe disa apartamente në plazhin e Shëngjinin janë sekuestruar me kërkesë të Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Pasuritë janë të regjistruara në emër të ish-deputetit të Partisë Socialiste, Arben Ndoka, vëllait të tij dhe njerëzve të afërm të fisit të tij.

Mësohet se organi i akuzës ka vënë nën sekuestro disa nga pasuritë e Ndokës në kuadër të hetimit të dosjes 339, për të cilën ish-deputeti u arrestua disa muaj më parë.

Sipas prokurorisë bëhet fjalë për sipërfaqe tokësore në zonën e Malit të Rrenzit, Shëngjinit, Rana e Hedhur, Laguna e Lezhës si dhe disa apartamente në plazhin e Shëngjinit.

Sekuestrimet kanë një vlerë rreth 40 milion euro.

Sipërfaqja e tokës e vënë nën sekuestro është përfituar në mënyrë të paligjshme, pasi toka ka qenë në pronësi të shtetit, por nëpërmjet dokumenteve të falsifikuara, është ndryshuar pronësia nga shtet në privat, çka ka sjellë që pronarët e sipërfaqes tokësore të behen anëtarë të fisit Ndoka në Lezhë.

Kujtojmë që dy vëllezërit Ndoka dhe motra e tyre janë vënë në prangat e policisë gjatë operacionit të koduar “Volvo 4”/ Dita.