Kronikë

Paraburgim për zyrtarin e Kllokotit që mashtroi me fatura të karburantit

Paraburgim për zyrtarin e Kllokotit që mashtroi me fatura të karburantit

Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 (tridhjetë) ditë të pandehurit V. B.

Përmes një komunikate për media bëhet e ditur se ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri në cilësinë e zyrtarit të Komunës së Kllokotit, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete ka përvetësuar pasurinë e cila i është besuar, duke shkuar në pompën e benzinës “Tina Petroll” në Kllokot, duke kërkuar që në dëftesë të evidentohet që ka marr 70 litra karburantë, e në realitet ka marr 60 litra me veturë zyrtare.