Kronikë

Raportohet për zhdukjen e një vajze nga Vitia

Një person në Viti, babai i një vajze, ka raportuar se ajo është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj.

Lidhur me rastin është informuar prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.

Rasti ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, njofton Policia e Kosovës përmes raportit të sotshëm.