Kronikë

Vrau gruan dhe kunatën, gjykata në Shqipëri s’lejon prindërit e autorit të marrin kujdestarinë për nipin e mbesën

Foto: Ilustrim

Dy fëmijët e autorit që vrau gruan e tij dhe kunatën në Ballsh të Shqipërisë do të rriten nga daja i viktimave.

Kështu ka vendosur Gjykata e Apelit në Fier që fëmijët e çiftit Musta, Jonida dhe Floriani, të mos rriten nën kujdestarinë e prindërve të autorit të krimit.

Gazment Musta kishte vrarë gruan dhe kunatën më 2 janar. Ai i kishte sulmuar me thikë dy gratë duke i lënë të vdekura në vend, raporton “ABCnews”.