Katër persona kanë marrë lëndime trupore pasi janë sulmuar fizikisht në një lokal në Prishtinë, nga dy të dyshuar.
Sipas njoftimit të policisë, dëshmitarët kanë thënë se ka pasur edhe të shtëna me armë zjarri mirëpo në vendin e ngjarjes nuk është gjetur ndonjë gëzhojë, transmeton Koha.net.
Të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK.