Kronikë

Tetë muaj burgim pasi nga shpejtësia goditi një grua, s’posedonte as patentë shofer

Tetë muaj burgim pasi nga shpejtësia goditi një grua, s’posedonte as patentë shofer
Foto: Ilustrim

Gjykata Themelore në Prishtinë - Departamenti i Përgjithshëm - Divizioni për Çështje Penale ka shpallur aktgjykimin kundër të akuzuarit F.A për veprën penale Rrezikimi i trafikut publik nga neni 378 par.8 lidhur me par.6 dhe par.4 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

I akuzuari F.A është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 8 muajsh, në të cilin do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në arrest shtëpiak. Të akuzuarit i është shqiptuar edhe dënimi plotësues ndalimi i drejtimit të automjetit në afat prej 2 vitesh.