Kronikë

Aktakuzë ndaj përkrahësit të ISIS-it që kërcënoi edhe kryeministrin Haradinaj

Aktakuzë ndaj përkrahësit të ISIS-it që kërcënoi edhe kryeministrin Haradinaj
Foto: Ilustrim
 

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës PSRK, ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore të Prishtinës, Departamenti i Krimeve të Rënda, ndaj të pandehurit B.E, nga Komuna e Drenasit, për shkak të veprave penale: “Shtytja për kryerjen e veprave terroriste” nga neni 141 të KPRK-së, “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 374 paragrafi 1 të KPRK-së.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale, i pandehuri B.E, nga muaji gusht i vitit 2018 e deri në muajin janar të vitit 2019, si administrator i një kanali në rrjetet sociale, me anë të fotografive dhe video - incizimeve ka bërë propagandim në lidhje me organizatën terroriste “ISIS”, duke përkrahur haptazi veprimet e tyre terroriste siç janë sulmet e fundit në botë në krijimin e shtetit Islamik.