Kronikë

27 vjet e gjysmë burgim për vrasjen e trefishtë në Prizren

Burgje

Foto: Ilustrim

Gjykata Themelore në Prizren ka dënuar me 27 vjet e gjysmë burgim dy të pandehurit me inicialet E.Sh. për vrasjen e trefishtë të kryer më 8 mars 2015 në Prizren.

I akuzuari i parë, E.Sh. (1) është dënuar me 23 vjet burgim dhe në dënim do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim. I pandehuri tjetër E.Sh. (2) është dënuar me katër vjet e gjashtë muaj burgim ku në dënim i përfshihet koha e kaluar në paraburgim.

Sipas njoftimit, më 8 mars 2015 rreth orës 14:10 në rrugën “Ismet Jashari Kumanova” në Prizren, pas një mosmarrëveshje të mëhershme, me dashje kishin ndërmarrë veprime për vrasjen e F.Sh., H.Th. dhe B.E. nga Prizreni.

Në njoftim theksohet se të pandehurit ishin nisur me veturën Golf 2 drejt qytetit pasi e kishin vënë në bagazh pushkën automatike, ndërsa i pandehuri E.Sh. (2) kishte edhe pistolën në brez. Kur janë afruar në vendin ngjarjes, ata kishin ndal veturën dhe kur E.Sh. (1) kishte vërejtur të ndjerit duke lëvizur në rrugë, kishte dalë nga vetura dhe me pushkë kishte shtënë drejt viktimave, ndërsa E.Sh. (2) kishte gjuajtur po ashtu kah viktimat. Nga plagët e marra, F.Sh. kishte vdekur në vend, ndërsa dy të tjerët ishin dërguar në Qendrën Emergjente të Spitalit të Prizrenit ku u konstatua vdekja e tyre.

Të pandehurit më pas kishin ikur, e ishin dorëzuar në polici.