Kronikë

Dhunuesi i të miturës në Ferizaj dënohet me 5 vjet burgim

Më 5 vjet burgim është dënuar A.H. i cili në dhjetor të vitit 2018 kishte dhunuar seksualisht të miturën në Ferizaj.

Sipas njoftimi, trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtarja Kadrije Goga - Lubishtani, pas mbajtës së shqyrtimit gjyqësor, të pandehurin A.H. për veprën penale të ngarkuar sipas aktakuzës, e shpalli fajtor dhe i shqiptoi dënim burgimi në kohëzgjatje prej pesë vjet, në të cilin dënim do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim, transmeton Koha.net.

“I pandehuri A.H, akuzohet se në dhjetor të vitit 2018 në Komunën e Ferizajt, përkatësisht në shtëpinë e tij, ka keqpërdorur seksualisht të dëmtuarën - të mitur E., në atë mënyrë që posa e ka dërguar në shtëpinë e tij e ka futur në një dhomë dhe aty e ka detyruar për të kryer akt seksual pa pëlqimin e saj, duke përdorur forcën me të cilin rast i ka shkaktuar lëndime të lehta trupore”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e dërguar nga Gjykata Themelore në Ferizaj.

Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej pesëmbëdhjetë (15) ditëve nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar. Ankesa i drejtohet Gjykatës së Apelit në Prishtinë, përmes Gjykatës Themelore të Ferizajt.