Kronikë

Për kontest pronësor sulmojnë një person, arrestohen dy në Vushtrri

Për kontest pronësor sulmojnë një person, arrestohen dy në Vushtrri
 

Dy persona janë arrestuar dje në fshatin Stanofc të Epërm të Vushtrrisë me dyshimin se kanë sulmuar një tjetër për një kontest pronësor.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë, të cilët pas një mosmarrëveshje rreth një prone e kishin sulmuar viktimën mashkull K/Shqiptar, i cili si pasojë ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor”, bën të ditur Policia e Kosovës përmes një komunikate për media.