Kronikë

Kanos me armë ish-gruan, arratiset

Foto: Koha

Policia e rajonit të Vushtrisë ka arrestuar një burrë pasi e kishte sulmuar fizikisht dhe kishte kanosur me armë ish-gruan e tij.

Sipas njoftimit të policisë, në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar një karikator me tre fishekë.

“Viktima ka refuzua tretmanin mjekësor ku pas intervistimit është dërguar në strehimore, kurse i dyshuari gjendet në arrati. Me vendimin e prokurorit, iniciohet rasti”, thuhet ndër të tjera në njoftim, transmeton Koha.net.