Kontrabandonte lopë nga Maqedonia e Veriut, arrestohet i dyshuari Foto: Koha / ilustrim

Kontrabandonte lopë nga Maqedonia e Veriut, arrestohet i dyshuari

24 March 2019 09:47

Një person është arrestuar gjatë ditës së shtunë pasi i njëjti dyshohet të ketë kontrabanduar dy lopë me viça nga Republika e Maqedonisë së Veriut, transmeton Koha.net.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Buzovik të Vitisë, derisa policia kishte ndalur automjetin e të dyshuarit për kontroll.

Me rast janë marr edhe zyrtarët e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës, ndërsa me urdhër të prokurorit kafshët janë dërguar në terminal doganorë kurse i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme