Kronikë

Përleshje e armatosur në Pejë

Përleshje e armatosur në Pejë

Policia e rajonit të Pejës ka njoftuar se të shtunën në rrugën “Zahir Pajaziti” në Pejë pas një mosmarrëveshje ka ndodhur një përleshje e armatosur mes dy personave, transmeton Koha.net.

Policia ka arrestuar gjashtë persona të dyshuar që ishin të përfshirë në këtë përleshje dhe ka konfiskuar një pistoletë me një karikator dhe shtatë fishekë si dhe lejen e armës të cilën e kishte pas njëri prej të dyshuarve.