Kronikë

Detaje nga vrasja e 7-vjeçarit kosovar në Zvicër nga një 75-vjeçare

Vrasja e 7-vjeçarit nga Kosova në Zvicër, ka tronditur gjithë vendin.

Siç raportojnë 20min.ch dhe albinfo.com, media në Zvicër, vrasja u krye nga një 75-vjeçare, derisa djali po kthehej nga shkolla, raporton Koha.net.

Një 7-vjeçar shqiptar theret me thikë për vdekje në Zvicër

Sot në mëngjes, në vendin ku u krye krimi, u vënë qirinj e lule për të kujtuar fëmijën.

Disa burime i kanë thënë 20min.ch se 7-vjeçari ishte nga Kosova, dhe nëna e tij, nuk kishte marrë vesh se djali i kishte vdekur për orë të tëra, derisa u njoftua nga Policia.

Policia dhe autoritetet, nuk kanë dashur të japin detaje rreth vrasjes, të paktën jo njëherë.

Familja kosovare jetonte vetëm 10 minuta larg shkollës së djalit. Nëna e tij jeton në Zvicër që 7 vite ndërsa babai është rritur në Basel.

Të shtunën, në orën 14, në Basel do të zhvillohet një marshim për funeralin e 7-vjeçit të vrarë.

Petter Gill, mësues i djalit, ka thënë se ishte tronditur kur duke dalë nga shkolla, pak metra larg saj, e kishte gjetur të shtrirë djalin dhe të mbuluar me gjak.

Sipas të dhënave në departamentin të emergjencave në Spitalin e fëmijëve 7-vjeçi që identiteti nuk i është bërë i ditur, ka pësuar lëndime në zonën e qafës.

75-vjeçarja që e ka vrarë është arrestuar. Aktualisht, 20 minuten raporton se është duke u marrë në pyetje nga autoritetet.